Britania reagon pas rimarrjes së Khersonit nga Ukraina: Putin është poshtëruar, dështim i tij

Rusia ka arritur vetëm “izolim dhe poshtërim ndërkombëtar” nga pushtimi i saj në Ukrainë, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

Në një deklaratë së fundmi, Wallace tha se tërheqja e forcave pushtuese të Vladimir Putin nga qyteti kyç i Khersonit shënon “një tjetër dështim strategjik” pasi Rusia dështoi të arrijë asnjë nga qëllimet e saj kryesore përveç marrjes së qytetit.

“Tërheqja e njoftuar e Rusisë nga Kherson shënon një tjetër dështim strategjik për ta. Në shkurt, Rusia nuk arriti të marrë asnjë nga objektivat e saj kryesore përveç Khersonit. Tani me dorëzimin e kësaj, njerëzit e zakonshëm të Rusisë duhet të pyesin me siguri veten për çfarë ishte e gjithë kjo situatë”, deklaroi Wallace.

“Ushtria ruse ka pësuar një humbje të madhe jetësh si rezultat i pushtimit të saj të paligjshëm dhe ka arritur vetëm izolimin dhe poshtërimin ndërkombëtar”, ndërsa shtoi se “Mbretëria e Bashkuar dhe komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë t’i mbështesin ata, dhe ndërsa tërheqja është e mirëpritur, askush nuk do të nënvlerësojë kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga Federata Ruse”.