Uragani Irma, përbindëshi shkatërrues (VIDEO)
Pëlqej
NASA ka publikuar pamje se si Uragani Irma shihet nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

"Kamerat e jashtme të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor kapën një tjetër pikëpamje dramatike të Uraganit Irma, pasi ajo kaloi mbi Karaibe më 6 shtator", shkruhet në përshkrimin e videos në YouTube.

Uragani Irma, ndër stuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë në Oqeanin Atlantik, u përplas me të mërkurën në Karaibe, përcjell albeu.com.

Imazhet që vijnë nga Shën Martin tregojnë pemë të shkulura, ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara, dhe makina të hedhura dhe përplasura.

Irma ka erërat maksimale të qëndrueshme prej 185 miljesh në orë dhe po lëviz perëndim-veriperëndim në 16 milje në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit . /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori