Uragani “Irma” merr rrugën për në Florida
Uragani më i fuqishëm i regjistruar ndonjë herë në rajonin e Atlantikut, “Irma” është nisur drejt Haitit dhe Republikës Domenikiane, pasi ka marrë jetët e së paku dhjetë vetave në ishujt Karaibe.

Shteti i Floridës, ndërkaq, duhet të përgatitet për goditje direkte në zonën e Majamit në ditët në vijim.

Parashikuesit e motit e kanë përshkruar Irmën si stuhi “potencialisht katastrofike”, e kategorisë 5, që është klasifikimi më i lartë në SHBA për uragane.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, tha se tetë njerëz janë vrarë në territorin francez të Shën Martinit.

“Është fatkeqësi e madhe; 95 përqind e ishullit është shkatërruar”, tha Daniel Gibbs, kryetar i këshillit lokal në Shën Martin. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori