Uragani "Irma" godet ishujt e Karaibeve, përmbytje dhe erëra shkatërruese
Stuhia më e fuqishme deri më tani, e Oqeanit Atlantik e regjistruar në histori ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëmtime të banesave në disa nga ishujt Karaibe.

Si pasojë e gjendjes së rënduar nuk ka ende asnjë njoftim për viktima.

Uragani i cili tashmë ka hyrë në kategorinë e kategorisë së 5-të, që është niveli më i lartë i mundshëm, po arrin shpejtësinë e erës 300 km/h ndërsa përshkon mes Karaibeve.

Stuhia më e fuqishme e Atlantikut fillimisht ka goditur Antigua dhe Barbuda, përpara se të lëvizte drejt Saint Martin dhe Saint Barthélemy. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori