Uragani “Iota” që
goditi Amerikën
Qendrore i ka marrë jetën 28 personave.
Aktualisht erërat e kanë ulur shpejtësinë, duke u klasifikuar një stuhi tropikale, por mbrëmë
goditi Hondurasin, vend në të cilin autoritetet njoftuan një bilanc provizor për momentin që parashikon 18 humbje jete mes të cilëve fëmijë.
Ndërkohë shumë persona kanë mbetur të bllokuar pasi nuk
arritën t’i shpëtonin stuhisë së erërave që solli përmbytje dhe dëme të shumta. Ndërkohë, mijëra familje
arritën të shpërnguleshin nga zonat më të rrezikuar.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 11:04