48 vjeçari njihej si pijanec, del ekspertiza mjeko-ligjore e 5 vjeçares të ngacmuar seksualisht nga komshiu

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e 5 vjeçares në Berat, ku sipas mjekëve ka rezultuar se e mitura kishte shenja të ngacmimit seksual, që sipas tyre nuk ishin finalizuar.

Ngjarja tronditëse është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, ku ka qenë familja e vogëlushes që ka denoncuar ngacmimin seksual që i është bërë vajzës së tyre.

Mësohet se e mitura është ngacmuar seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar që rezulton të jetë i njohur nga banorët e lagjes si pijanec.

Po ashtu, ky person rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri tani askush nga banorët e lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dinamika e saj, pasi nga ana e policisë nuk konfirmohet se ku dhe si ka ndodhur ngacmimi seksual.

Pasi e mitura është marrë në pyetje, në prani të psikologëve, policia e Beratit ka arrestuar 48-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 19.06.2020 13:40