Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e 5 vjeçares në Berat, ku sipas mjekëve ka rezultuar se e mitura kishte shenja të ngacmimit seksual, që sipas tyre nuk ishin finalizuar.
Ngjarja tronditëse është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, ku ka qenë familja e vogëlushes që ka denoncuar ngacmimin seksual që i është bërë vajzës së tyre.
Mësohet se e mitura është ngacmuar seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar që rezulton të jetë i njohur nga banorët e lagjes si pijanec.
Po ashtu, ky person rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri tani askush nga banorët e lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dinamika e saj, pasi nga ana e policisë nuk konfirmohet se ku dhe si ka ndodhur ngacmimi seksual.
Pasi e mitura është marrë në pyetje, në prani të psikologëve, policia e Beratit ka arrestuar 48-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.