Pas shkaktimit të dhjetëra viktimave dhe dëmeve të mëdha materiale në
Ishujt Bahamas dhe Shtetet e Bashkuara,
stuhia “Dorian” tashmë ka arritur në
Kanada, më saktësisht në provincën Nova Scotia.
Stuhia e fuqishme e
goditi qytetin Halifax të shtunën me erëra që arritën shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë. Kjo erë i nxori me rrënjë dhe i la pa energji elektrike më shumë se 450 mijë shtëpi.
Ministri kanadez për siguri publike, Ralph Goodale, tha se autoritetet do ta angazhojnë ushtrinë për të marrë pjesë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.
Prishja e motit në
Kanada erdhi pasi e njëjta stuhi i
goditi Ishujt Bahamas, ku e humbën jetën 43 persona. Sidoqoftë, numri i viktimave mund të rritet.
Zyrtarët kanadezë thanë se
stuhia ka sjellë dhjetë centimetra shi dhe se kjo sasi mund të dyfishohet deri në mëngjesin e së dielës.
Autoritetet i kanë këshilluar banorët e zonave të prekura që të zhvendosen përkohësisht nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga
stuhia.
Javën e kaluar, uragania “Dorian” i
goditi Ishujt Bahamas si stuhi e nivelit të pestë me erëra që arritën shpejtësinë deri në 295 kilometra në orë, shkruan “BBC”.
Shtuar më 08/09/2019,
ora 09:49