Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, trafikantë droge

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Klaudian dhe Gramoz Karina. Sipas medieve italiane dy vëllezërit ishin drejtues të një grupi të specializuar në blerjen dhe shitjen e kokainës, marijuanës dhe heroinës.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pesë persona tjerë, kushëririr i tyre, Julian Sufali, 33 vjeç, një 36 vjeçar rumun Costantin Dorel Barbu, i cili që bënte transportin jashtë rajonit, një 38-vjeçar shqiptar banues në Asti, klient i grupit, si edhe dy shtetas marokenë të moshës 32 dhe 42 vjeç.

Hetimet nisën në janar 2021 kur një grua u arrestua në Carugate pasi iu gjetën 4 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë, që duhet t’ua dorëzonte “eprorëve” të saj. Pas arrestimit të saj, karabinierët kishin dyshime për furnizues droge në qytetin milanez, që kishin në posedim sasi të mëdha lënde narkotike.

Pas vëzhgimeve, ata arritën të zbulonin banesën e dy vëllezërve shqiptarë të shndërruar në rafineri artizanale, ku ndodhej gjithçka që duhej për përpunimin e drogës dhe përgatitjen e dozave të kokainës./albeu.com/

 


Shtuar 17.02.2023 22:18