Ura 41-vjeçare shkatërrohet brenda pak sekondash (VIDEO)
Një video interesante është filmuar në Kinë, ku një urë 40 vite e vjetër është shembur mbi lumë, kur autoritet e këtij vendi i mbushën mbi tre mijë vrima të vogla me 1.5 ton eksploziv.

Bëhet fjalë për urën Yujiang në qytetin Chongqing, të cilët inxhinierët arritën ta demolojnë për një sekondë, transmeton Telegrafi.

Ndërsa për shkaqe sigurie mbi 10 mijë banorë të asaj zone janë evakuuar për disa orë, derisa është vendosur eksplozivi dhe është shembur ura.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin e shpërthimit dhe shembjes së urës, e cila brenda një sekonde zhduket thuajse nuk ka ekzistuar kurrë në atë vend.

Ura u shemb nga autoritet lokale pasi ishte e vjetër dhe e pasigurt për qarkullim mbi të. Tani sipas vlerësimeve besohet se nevojiten afro tre muaj për t’u pastruar lumi, dhe për të filluar ndërtimi i urës së re. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori