UNICEF kërkon 3.3 mld dollarë ndihmë për 48 milionë fëmijë
Janë rreth 48 milionë fëmijë nga Siria në Jemen dhe Irak, nga Sudani Jugor në Nigeri, që jetojnë në konfliktet më të ashpra botërore, të cilët kanë mbetur pa shtëpi, arsim dhe pa ushqim.

"Shtet pas shteti, lufta, katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike po nxjerrin gjithmonë e më shumë fëmijë nga shtëpitë e tyre, duke i ekspozuar ata ndaj dhunës, sëmundjeve dhe shfrytëzimit", tha drejtori i UNICEF për Programet e Emergjencave, Manuel Fontaine.

Veprimi Humanitar për Fëmijët i UNICEF-it përcakton apelin e agjencisë për vitin 2017 për një total fondesh prej 3.3 miliardë dollarë dhe qëllimet e tij për t'u siguruar fëmijëve akses te uji, ushqimi, arsimimi, shëndetësia dhe mbrojtja në 48 shtete në mbarë botën.

"Kequshqyerja është një kërcënim i heshtur për miliona fëmijë", tha Fontaine.

"Dëmi që ajo sjell është i parikuperueshëm, duke u 'vjedhur' fëmijëve potencialin e tyre mendor dhe fizik. Në rastet më të këqija, kequshqyerja e rëndë mund të jetë vdekjeprurëse".

Përveç mbështetjes për fëmijët sirianë në Siri dhe ata që jetojnë si refugjatë në shtetet fqinje, prioritet për 2017 është edhe trajtimi i 3.1 milionë fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori