Unicef: Haiti rrezikohet nga përhapja e kolerës
Mbi 900 është bilanci i viktimave të shkaktuara nga uragani Matthew në Haiti ndërsa me largimin e stuhisë pritet të rritet edhe më shumë.

Sipas raporteve të zyrtarëve, 90% e zonës është shkatërruar ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të duhen ditë para se të kuptohet dëmi i plotë.

Me fillimin e stinës së shirave, dhe me rritjen e bilancit të viktimave në Haiti, Unicef ka lëshuar alarmin e përhapjes të sëmundjeve që transmetohen nga uji.

“Lumenj të stërmbushur, ujëra të ndenjur, trupa të pajetë dhe kafshë të ngordhura është terreni perfekt për sëmundjet që transmetohen nga uji”, shprehet Mark Vincent, përfaqësues I UnicefHaiti.

“Çdo ditë që kalon shton rrezikun e përhapjes së kolerës. Jemi një hap prapa kohës për të mbërritur tek këto fëmijë përpara sëmundjee”, shton ai.

Shumë nga viktimat ishin të vendosur në bregdetin jug-perëndimor që ishte zona më e prekur nga uragani, që tashmë i është afruar vijës bregdetare të Floridas.

Të paktën një qytet i madh në jug, Jeremie, është shkatërruar 80%, teksa pamjet ajrore tregojnë pasojat katastrofike të këtij uragani.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë së Haitit kanë përllogaritur se rreth 350.000 persona kanë nevojë për ndihma, ndërkohë që komunikimi me zonat më të prekura, është vështirësuar për shkak të rrëzimit të linjave energjisë.

Rreth 10 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të kolerës në vitin 2010. Sipas statistikave të Unicef, më shumë se 27 mijë persona janë të prekur nga kjo sëmundje në Haiti. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori