UNESCO shpall trashëgimi botërore qytetin e vjetër të Hebronit
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën ka shpallur trashëgimi botërore palestineze Qytetin e VjetërHebronit dhe Varrin e Patriarkëve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Rezoluta e miratuar nga një komitet i agjencisë për kulturë të Kombeve të Bashkuara po ashtu i vë ato në listën e lokacioneve që konsiderohen “në rrezik”.

Rezoluta, e paraqitur nga palestinezët dhe e kundërshtuar nga shteti hebre, mori 12 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim.
Vendimi ka acaruar Izraelin, ndërsa është mirëpritur nga autoritetet palestineze.

Ambasadori Izraelit në UNESCO u largua nga mbledhja ne organizatës, ndërsa kryeministri Benjmanin Netanyahu, tha se vendimi i UNESCO-s është “një iluzion”.

Gëzim në kampin tjetër, Ministria e Jashtme palestineze e cilësoi vendimin si “sukses të diplomacisë”.

Varri i Patriarkëve, i njohur edhe si Xhamia e Ibrahimit, nderohet nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët si varr i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

Ai është vendi i dytë më i shenjtë në judaizëm dhe i katërti në islam.

Qytetin e VjetërHebronit jetojnë mbi 200.000 palestinezë dhe disa qindra izraelitë.

Ndërkohë organizata pritet të vendosë në ditët në vijim nëse do të bëjë pjesë të listës të vendeve të mbrojtura një ishull japonez ku ndalohen gratë.
Shtuar më 07/07/2017, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori