Ultranacionalistët serbë mbështesin Gadafin
Ekstremistët ultranacionalistë të partisë radikale serbe, SRS të drejtuar nga Vojisllav Sheshel kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj “vullnetit të popullit libian” i cili lufton për të qenë nën drejtimin e Muamar Gadafit, i njohur për prirjet e tij anti imperialiste e globaliste.

Në një komunikatë të shpërndarë nga agjencia e lajmeve Beta, SRS-ja kritikon qëndrimin e qeverisë serbe, që ka dënuar Gadafin dhe rezistencën e tij të armatosur kundër protestuesve.

“Është më shumë se sa konfirmim, fakti që Serbia drejtohet nga njerëz pa ndërgjegje, pa principe morale dhe pa guxim, të gatshëm për të poshtëruar për të kënaqur Brukselin dhe Washingtonin,- thuhet në komunikatën e shpërndarë nga partia e Sheshel.

“Lideri libian Gadafi,- nënvizohet më tej,- është një mik i besuar i Serbisë, ka qënë gjithmonë në anën tonë, si gjatë bllokimit ashtu edhe gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999. Është e turpshme të shohësh tani se si qeveria e presidentit Boris Tadic i bën kortezhe atyre që na kanë bombarduar dhe që kanë tendencvë të bëjnë të njëjtën gjë më shtetin e liderit libian”,- përfundoi komunikata e ultranacionalistëve serbë.
Shtuar më 04/03/2011, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori