Ulet numri i migrantëve në Gjermani
Shteti gjerman numëroi rreth 16 000 azilkërkues në maj, po ashtu edhe në prill, duke konfirmuar një rënie të ndjeshme të numrit të të ardhurve të konstatuar që prej mbylljes së rrugës ballkanike dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes BE-Turqi, sipas shifrave të autoriteteve të publikuara sot.

“Mes 16 281 personave të hyrë në maj në Gjermani, sirianët ishin sërish më të shumtit (2 685) para afganëve (2 289) dhe irakianëve (1 355)”, sipas të dhënave të sistemit EASY të ministrisë së Punëve të Brendshme që numëron migrantët që synojnë të paraqesin kërkesë për azil.

Që në fillim të vitit, janë regjistruar 205 929 azilkërkues, por më shumë se gjysma prej tyre janë regjistruar në janar (91 671) duke ardhur në rënia në muajt në vijim.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015, rreth 500 000 persona janë identifikuar si azilkërues dhe në të gjithë vitin kanë mbërritur më shumë se një milion persona./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori