Ukraine, Tymoshenko konteston rezultatin zgjedhor
Albeu.com
Kryeministrja e Ukrainës dhe kandidatja për presidente Yulia Tymoshenko njoftoi se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe njoftoi se do të paraqesë apel në gjykatë.
Kryeministrja kërkoi nga ukrainasit ta mbështesin në luftën për rishikimin e rezultateve zgjedhore, por njëkohësisht apeloi që të përmbahen nga dalja në rrugë dhe nga protestat, të cilat mund të paralizojnë shtetin.
Tymoshenko theksoi se disa vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës (OEBS) janë pajtuar ta mbështetin në procesin e mëtejmë gjyqësor, si dhe t’i sigurojnë video material, që dëshmon dyshimet e saj se zgjedhjet ishin të vjedhura.
Megjithatë, OEBS më herët kishte njoftuar se zgjedhjet ishin të ndershme dhe transparente. Në njëjtën gjë deklaruan edhe vëzhguesit nga organizatat tjera ndërkombëtare, të cilët përcollën zgjedhjet ukrainase.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Viktor Yanukovych në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 7 shkurt ka marrë 48.95 % të votave, ndërsa Yulia Tymoshenko 3.48 % më pak, përkatësisht 45.47 %.
Yanukovychit fitoren në zgjedhje ja uruan më parë zyrtarët e BE-së, si dhe presidenti amerikan Barack Obama.
Shtuar më 14/02/2010, ora 17:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori