Ukrainë, përshkallëzohet beteja për aeroportin në Donjeck
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve mes ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë për kontrollin e aeroportit në Donjeck. Përleshjet janë përshkallëzuar ditën e djeshme, pasi ka patur edhe shpërthime dhe të shtëna nga armatimi i rëndë.

Pavarëisht pretendimeve të separatistëve se e kishin marrë kontrollin ndaj gjithë kompleksit të aeroportit të Donjeckut, qeveria e Ukrainës ka dërguar përforcime në linjat e frontit me dëborë, ku pjesëtarët e ushtrisë ukrainase i kishin mbrojtur pozicionet e tyre.

Në këtë hapësirë trupat qeveritare e kanë përshkruar hedhjen e predhave kundër pozicioneve të tyre si të shtënat më të ashpra artilerike gjatë nëntë muajve të luftës.

Nga presidenca e Ukrainës u tha se forcat qeveritare evakuuan 23 ushtarë të plagosur dhe trupat e pajetë të tre ushtarëve të vrarë nga hapësira e aeroporit, gjatë ditës së djeshme.

Prej muajit prill, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë së paku 4 700 vetë. /albeu.com
Shtuar më 18/01/2015, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori