Ukraine, lideri opozitar Janukovic shpalli fitore
Albeu.com
Lideri opozitar në Ukrainë, Viktor Janukoviç, e ka deklaruar veten fitues të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën dje. Ai, po ashtu, ka ftuar rivalen e tij, Julia Timoshenko, që të tërhiqet nga posti i kryeministres.
Por, zonja Timoshenko, ka refuzuar që të pranojë humbjen dhe ka thënë se votat janë të përafërta. Pas numërimit të 84% të votave, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka njoftuar se zoti Janukoviç ka 48,46%, ndërsa rivalja e tij, Timoshenko, 45,87%, që është një dallim më i vogël se 3%.
Shtuar më 08/02/2010, ora 15:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori