Një gjykatë në Ukrainë ka vendosur të shtyjë deri në 11
shtator gjyqin e ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, e cila akuzohet për evazion fiskal dhe përvetësim.
Ajo nuk ka qenë e pranishme në sallë për shkak të problemeve me shëndetin. Liderja 51-vjeçare e opozitës po
vuan aktualisht një dënim 7-vjeçar, pasi thuhet se ka abuzuar me pushtetin, kur nënshkroi një kontratë gazi me Rusinë në vitin 2009, kohë në të cilën ishte kryetare qeverie. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012,
ora 13:22