Ukraina vendos roje për sistemin e gazit
Mbrëmjen e djeshme Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës, përmes një deklarate njoftoi se forcat e saj kanë marrë nën kontroll sistemin e transportit dhe të shpërndarjes së gazit dhe e kanë nën përkujdesjen e rojeve të veçanta.

Urdhëri për vendosjen e rojave është dhënë nga kryeministri i Ukrainës në mënyrë që të jetë e garantuar siguria dhe funksionimi normal i asetit kryesor në Ukrainë.

Ky vendim i qeverisë vjen pasi të shtunën, Kievi zyrtar njoftoi se trupat ruse kanë marrë nën kontroll një fshat që gjendet jashtë territorit të gadishullit Krimea, e që është në afërsi ne stacionin kryesorgazit. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori