Ukraina shpall armëpushim me rastin e Festës së Pashkëve
Andriy Deshchytsia, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, ka deklaruar se operacionet kundër kryengritësve pro-rusë në lindje të vendit, janë pezulluar me rastin e Festës së Pashkëve.

Deshchytsia është shprehur për BBC-në se forcat e Ukrainës do të rinisin aksionet ushtarake pas Pashkëve, nëse separatistët vazhdojnë të pushtojnë apo të mbajnë të uzurpuara ndërtesat qeveritare.

Qeveria e pëkohshme e Ukrainës, e cila ka ardhur në pushtet pasi protestat antiqeveritare rrëzuan presidentin pro-rus, Viktor Yanukovych, ka nisur operacionet ushtarake kundër grupeve pro-ruse në rajonet lindore këtë javë.

Militantët pro-rusë kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në disa qytete qysh më 6 prill.

Ndërsa pak ditë më parë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është shprehur se Ukraina është në prag të luftës civile. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori