Ukraina feston përvjetorin e Pavarësisë mes "erës së luftës" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ukraina shënon sot 23-vjetorin e Pavarësisë.

Ky përvjetor vjen ndryshe, pasi në pjesën lindore të shtetit po përleshen me njëri-tjerin forcat qeveritare ukrainase me separatistët pro-rusë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kryesuar paradën ushtarake në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, i njohur si “Maidan”.

Në këtë shesh kaluan edhe makina të blinduara me armatim anti-tank dhe me mitroloza.

Poroshenko ka shpallur se Ukraina do të shpenzoj afro 3 miliardë dollarë për ripajisjen e armatës në periudhën 2015-2017.

Përvjetori po shënohet "dhimbshëm", pasi që pjesa lindore e shtetit ukrainas dominohet nga separatistët rusë. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori