U la në burg, nëna e Mateos shpërthen në lot: E dua të varur, këtu do të jem çdo ditë!

Familjarët e Mateo Vasiu nuk kanë ndërmend të lënë ambientet e gjykatës edhe pse u vendos për fatin e autorit, Klodian Çalamani.

Nëna e Mateo ka kërkuar varje mes qytetit të Fierit, të autorit duke shtuar se vetëm atëherë do të qetësohet për vdekjen e djalit të saj.

Rikujtojmë se sot gjykata mori vendim në mungesë të Çalamanit duke vendosur “arrest me burg”.

Nëna e Mateo Vasiut: Do qetësohem kur të varet në mes të fierit. Duan ta varin ta djegin, më mori një foshnjë, një 8-vjeçar. ma ndahu nga shokët e shoqet. Na hoqi nga shkolla.

Ma gënjeu ma mashtroi…I tha; ‘Mateo më bli një bukë’. Ia çoi. I tha ‘do iki te shpia se kam vëllain sëmur’, por si i kërkoi të futej brenda. Ja futi me lopatë dhe e la të vdekur.

Ma groposi i hodhi dhe nga lart dhe sikur nuk ndodhi gjë. Kur shkoi në polici tha se; do e gjeni më duket copa-copa. Unë dua ta ndjekin tani në mes të Fierit të jem e ngopur dhe t’i them çunit që; ‘e mora hakun’. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë.”, tha ajo. /albeu.com/

 


Shtuar 18.11.2021 11:48