Ukraina në votime për zgjedhjet presidentciale, kandidati "komik' (FOTO LAJM)

Ukrainasit i janë drejtuar këtë të diel kutive të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti aktual Petro Poroshenko kërkon të rizgjidhet president, por çuditërisht në krye të garës është një aktor komedie, Volodymyr Zelenskiy.
Të dy kandidatët">kandidatët, sëbashku me të tretën në garë, ish-kryeministren Yulia tymoshenko, kanë shprehur pikëpamje proevropiane gjatë fushatës.

Snjë nga kandidatët">kandidatët pro-rusë nuk shihet si kandidat serioz.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave këtë diel, dy kandidatët">kandidatët kryesorë do të votohen edhe një herë në një raund të dytë në 21 prill.

Gjithsej janë 39 kandidatë, por vetëm tre të parët konsiderohen se kanë ndonjë shans për fitore.
Shtuar më 31/03/2019, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori