Ukraina mbyll shkollat pasi kompania ruse nuk furnizon me gaz
Të gjitha shkollat dhe institucionet e edukimit të lartë në Ukraine janë mbyllur në përpjekje të këtij shteti për të kursyer në gaz, pasi furnizuesi rus ka refuzuar të dërgojë më shumë karburant.

Gjiganti energjetik rus Gazprom, një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyral, ka deklaruar se ka shkëputur kontratën me Ukrainën në mënyrë të njëanshme.

Kjo kompani bëri këtë lajmërim pasi një gjykate në Stockholm mori vendim kundër saj në një beteje të stërzgjatur ligjore.

Zyrtarë te BE-se në Bruksel kanë shprehur shqetësim rreth furnizimit të gazit në këtë bllok në një kohë kur moti i ftohtë ka kapluar një pjesë të madhe të kontinentit.

Refuzimi i Gazprom për të furnizuar me gaz Ukrainën ka nxitur marrjen e masave të jashtëzakonshme në këtë vend. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori