Trixa i iku, Donaldi “i rënduar” psikologjikisht: Dua të largohem nga shtëpia e “Big Brother”

Pavarësisht përpjekjeve të Egzonës për t’i qëndruar pranë, Donaldi duket se nuk e ka marrë veten dhe ndihet mjaft i vetmuar.

Si duket, Donaldi po kalon një situatë të ngarkuar emocionale dhe sot ka bërë një deklaratë të papritur, ku i tha Monikës së dëshiron të lërë shtëpinë e BBV.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe pas kësaj, Veshaj është thirrur në dhomën e rrëfimit.

Nuk dihet nëse arsyeja që ai kërkon të dalë është Trixa apo gjendja shëndetësore, pasi këto ditë ai nuk është ndjerë mirë as nga ana shëndetësore./albeu.com/


Shtuar 23.01.2022 23:13