Ukraina kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në NATO
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ka kërkuar të fillojnë diskutimet rreth një plani i cili do ta anëtarësojë vendin në NATO.

Ai ka bërë të ditur se i gjithë populli ukrainas ka dëshirë që Ukraina të anëtarësohet në NATO.

Gjatë disa bisedimeve të mbajtura në Kiev mes Poroshenkos dhe Sekretarit Gjeneral te NATO-s Jens Stoltenberg, ai ka cekur se ky vendim është në dorë të 29 anëtareve të tjerë.

Rusia gjithmonë ka kritikuar zgjerimin e NATO-s në Evropën lindore dhe është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Ukraina ka shumë probleme rreth anëtarësimit sidomos duke marrë parasysh konfliktin në lindje të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori