Ukraina inspekton karvanin humanitar
Pëlqej
Karvani humanitar rus të përbërë nga rreth 300 kamionë me ndihma për popullsitë në lindje të Ukrainës është inspektuar sot nga Ukraina. “Inspektimi filloi në orën 10:00 me orë lokale (7:00 GMT) në pikën kufitare të Donetskut (krahu rus). Nga ana ukrainase marrin pjesë 59 përfaqësues, 41 roje kufitare dhe 18 doganierë. Kjo ngarkesë më pas do të drejtohet për në Lugansk”, njoftoi një zëdhënës ushtarak ukrainas, Leonid Matioukhine.

Të shoqëruar nga përfaqësues të ministrisë ruse të Situatave Urgjente, ata arritën të hapin disa dhjetra kamionë dhe të vëzhgojnë se janë të ngarkuar me thasë me miell, sheqer dhe shishe uji. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori