Ukraina i kërkon Rusisë lirimin e pilotes Savchenko
Një pilote ukrainase e cila akuzohet për vrasjen e dy gazetarëve rusë, ndodhet në grevë urie në një burg në Rusi, ndërsa Parlamenti i Ukrainës iu ka bërë thirrje liderëve të Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, që të ndihmojnë në lirimin e saj. Nadiya Savchenko është në pritje të gjykimit nën akuzat se është e përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve rusë, të cilët po e mbulonin konfliktin në Ukrainën lindore.

Por pilotja ukrainase i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa sipas avoikatit të saj Mark Feygin, Nadiya Savchenko ka hyrë në muajin e dytë të grevës.

Rezoluta e parlamentit ukrainas gjithashtu i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të angazhohet në lirimin e pilotes.

Nadiya Savchenko përmes një letre të publikuar të hënën, është zotuar se do ta vazhdojë luftën e saj.

“Unë kurrë nuk kam qenë e dobët dhe kurrë nuk do të jem. Frymën nuk mund të ma marrin”, ka shkruar Savchenko. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori