Ukraina heq dore nga ambicia per t'u antaresuar ne NATO
Albeu.com
Udhëheqja e re ukrainase ka lënë mënjanë planet e qeverisë paraprake për anëtarsimin e vendit në NATO. Presidenti Viktor Janukoviç është cituar nga agjencia e lajmeve Interfaks me fjalët se "një synim i tillë politik është jorealist pasi që nuk mbështetet nga shumica e popullatës."
Ministri i Jashtëm Kostjantin Grischçenko tha se vendi i tij megjithatë dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Aleancën ushtarake Veriatlantike.
Prej ardhjes në pushtet në shkurt kreu i vendit Janukoviç përpiqet para së gjithash për afrimin e Ukrainës me Rusinë. /dw/
Shtuar më 28/05/2010, ora 10:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori