Ukraina bën gati armët: Jemi gati nëse Rusia do luftë
Një muaj pasi Rusia sulmoi tre anije të marinës ukrainase në ngushticën Kerch, shefi i marinës së Ukrainës tha se vendi është i përgatitur të mbrojë sovranitetin e tij nga fqinji më i madh dhe të ushtrojë lirinë për të lundruar në det.

"Ekziston një luftë e iniciuar nga Rusia dhe kjo luftë po zhvillohet në det, që nga viti 2014. Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave sovrane të vendit.

Dhe interesat sovraneUkrainës do zbatohen edhe në ngushticën Kerch", tha Andriy Tarasov, për median ukrainase Kyiv Post.

"Nëse do përballemi me agresion, jemi të gatshëm të përdorim rregulla të tjera, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë".

Rusia dhe Ukraina kanë qenë në konflikt qëkur një lëvizje pro-perëndimore rrëzoi ish-presidentin pro-rus, Viktor Janukoviç në vitin 2014.

Që nga ajo kohë, Moska ka mbështetur separatistët pro-rusë në pjesën e Ukrainës lindore, të njohur si Donbas dhe aneksoi gadishullin e Krimesë, një veprim që nuk është njohur nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.

Shtuar më 26/12/2018, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori