Ukraina akuzon Moskën për shkelje të armëpushimit
Pëlqej
Forcat e armatosura ukrainase akuzuan milicët separatistë për shkelje të armëpushimit mes ushtrisë ukrainase dhe luftëtarëve prorusë, që është në fuqi që nga data 5 shtator.

Sipas tyre dje në mbrëmje separatistët kishin sulmuar aeroportin e Donetskut, në Ukrainën Lindore, e përfshirë prej kohësh nga destabilizimi. “Rebelë të shumë, të mbështetur nga gjashtë tanke, dje në mbrëmje rreth orës 19:30 filluan një sulm kundër aeroportit të Donetskut, që u mbrojt heroikisht nga ushtarët ukrainas”, thuhet në një komunikatë të forcave të armatosura ukrainase. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori