UBS do shkurtoje 8700 punonjes
Albeu.com
Banka zvicerane UBS vendos shkurtimin e 8700 vendeve te punes gjate vitit te ardhshem. Banka ka njoftuar se ne tremujorin e pare te 2009-es eshte regjistruar nje humbje prej rreth 2 miliarde frangash zvicerane, ose me shume se 1,3 miliarde euro.USB ka miratuar nje program te reduktimit te shpenzimeve, qe parashikon edhe uljen e numrit te punonjesve. Numri i te punesuarve deri ne vitin 2010 do te ulet ne 67500 ne filialet ne te gjithe boten.

Vetem ne Zvicer do te shkurtohen 2500 vende pune, njoftoi nje zedhenes i UBS-se. Deri ne fund te vitit 2010 ky institut financiar planifikon kursime nga 3,5 deri ne 4 miliarde franga.

USB, qe konsiderohet si nje ikone e sistemit bankar zviceran, ka humbur miliarda nga kriza e hipotekave ne SHBA. Edhe ne tremujorin e pare te vitit klientet terhoqen serish para ne vleren e 23 miliarde frangave.
Shtuar më 15/04/2009, ora 15:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori