U zu me burrin, nëna hedh vajzën nga ballkoni dhe më pas vetëvritet
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Athinë.

Sipas mediave vendase, një grua ka hedhur vajzën e saj të vogël nga ballkoni i katit të pestë dhe më pas është vetëvrarë edhe vetë duke u hedhur nga lart.

Kyriaki Tsortanidou, 42 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 4 vjeçe Fotini Spyridaki u transportuan nga ambulanca në spitalet Gennimata dhe Aglaia Kyriakou por nuk shpëtuan dot.

Banorët janë shprehur se nëna hodhi fillimisht foshnjën, kurse më pas mori një karrige dhe u vetëhodh.

Raportet paraprake flasin për një rëndim psikologjik të gruas. Ajo ishte e martuar dhe burri i saj ishte larguar nga banesa disa minuta përpara se të ndodhte ngjarja e kobshme pas një debati. Fqinjët thanë se janë të shokuar për atë që kanë parë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur totalisht ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori