Dramë nga moti i keq në Brescia, humb jetën 16-vjeçarja në kamp, u godit nga një pemë që u rrëzua (VIDEO)

Në provincën e Brescias në Itali, nata mes  së hënës 24 korrik dhe së martës 25 korrik ka qenë tmerr për banorët për shkak të stuhive apokaliptike.

Stuhi, erë e fortë dhe shkarkesa elektrike kanë sjellë dëme të shumta. Një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një pemë që u rrëzua në pyllin ku ajo ndodhej në kamp së bashku me bashkëmoshatarët e saj.

Tragjedia në kampin e skautëve Cedegolo ndodhi gjatë natës, pikërisht kur një stuhi e fortë goditi Lombardinë dhe gjunjëzoi Milanin dhe Brianzën. Sipas asaj që mësohet, viktima ndodhej brenda një tende në pyll në Palù.

Rreth orës 4, sipas asaj që është rikonstruktuar, një pemë është rrëzuar dhe ka rënë pikërisht mbi çadrën e 16-vjeçares. Për të renë nuk do të kishte asgjë për të bërë, pasi vdiq në vend.

Emergjencë e motit të keq

Një natë që do të jetë e vështirë të harrohet, si për skautët, ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Lombardisë.

Pemë të rrëzuara, çati të hequra shtëpish dhe biznesesh, tramvaj, metro dhe trena të pushtuara nga mbeturina të të gjitha llojeve, nga degët te gjethet, përfshirë strukturat që janë shembur për shkak të motit të keq.

“Kisha frikë se do të shembej gjithçka”, “ishte Apokalipsi”, “ishte vërtet e frikshme” janë vetëm disa nga komentet e postuara në rrjetet sociale nga disa qytetarë milanez, të cilët kanë publikuar foto dhe video të stuhisë që goditi Milanon./albeu.com


Shtuar 25.07.2023 10:38