U vonua në takim, ministria e Meksikës jep dorëheqjen
Ministria e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, kishte dhënë dorëheqjen pasi ishte bërë shkak për vonesën e nisjes së avionit.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e presidentit i cili kishte konfirmuar kërkesën e ministres.

Në letrën e saj, Gonzalez Blanco tha se në fillim të një udhëtimi pune të premten, ajo kishte shkaktuar vonesë për udhëtarët që udhëtonin në aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

"Nuk ka asnjë justifikim. Transformimi i vërtetë i Meksikës kërkon harmonizim të plotë me vlerat e barazisë dhe drejtësisë,” tha Gonzalez Blanco.

“Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.

Në fjalimin e tij pasdite, presidenti tha se ai kishte folur me Gonzalez Blanco atë mëngjes, duke i thënë asaj të merrte pjesë në çështjen e vonesës së fluturimit, duke shtuar se ajo kërkoi falje.

“Ajo me shumë sinqerisht më tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe vendosi dorëheqjen e saj në dispozicion dhe unë e pranova atë,” tha Lopez Obrador, raporton Reuters.


Dorëheqja e ministres shënon largimin e dytë brenda javës, pasi pak ditë më parë, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Meksikës dha dorëheqjen.
Shtuar më 26/05/2019, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori