U varros Papa Gjon Pali i Dytë
Pëlqej
Albeu.com
Papa Gjon Pali i Dytë u varros sot në kriptën nën bazilikën e Shën Pjetrit, duke i dhënë fund ceremonive të funeralit që zgjati pothuajse 7 orë.Trupi i Papës është varrosur në orën 2.2O pasdite. Ceremonia e funeralit filloi në orën 7.3O.

Varrimi i Papa Gjon Palit të Dytë sot në Vatikan cilsohet si një nga ngjarjet më të mëdha të këtij lloji në histori. Matur me shifra përcjellja e fundit e Papës duket kështu:
- Katër mbretër, pesë mbretëresha, 7O apo më shumë presidentë dhe kryeministra ndodheshin në Vatikan në mesin e më shumë se 2.5OO personaliteteve të rëndësishme.
- Dy milionë shtegtarë në Romë në mesin e tyre disa qindra mijëra në Sheshin Shën Pjetri dhe rreth tij.
- 27 ekrane gjigante TV në rrugët dhe sheshet afër Vatikanit dhe në vendet e tubimeve siç është Koloseumi apo "qyteti kamp" në lokacionin Tor Vergata në periferi të Romës.
- Mbi 15.OO ushtarë dhe pjesëtarë të policisë në patrulluan rrugëve të Romës.
- 5OO.OOO litra ujë në shishe u ndanë shtegtarëve në ditë.
- 3.5OO gazetarë të akredituar pranë Vatikanit raportuan nga kjo ngjarje.
Shtuar më 08/04/2005, ora 23:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori