U shoqërua me teori konspirative, sot 58 vite nga vdekja e Marilyn Monroe (FOTO LAJM)

Si çdo 5 gusht (megjithëse Wikipedia thotë se 4-ta), edhe këtë të mërkurë varri i Marilyn Monroe pritet të mbushet me lule, kujtime dhe vizita e atyre që kanë kontribuar për ta bërë atë një ikonë të përjetshme.

Aktorja më e famshme e të gjitha kohërave ndërroi jetë në moshën 36 vjeç, në orët e para të 4-5 gushtit 1962.

Në jetë, ajo vetë ishte përgjegjëse për të mohuar disa nga informacionet që u botuan për jetën e saj. “Gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra”. Me atë frazë, ylli përmblodhi atë që mendonte për gjithçka që ishte botuar në media.

Kështu i tha ajo George Barris, një mik dhe fotograf, gjatë rrjedhës së disa bisedave që mori formën e një libri që u botua në vitin 2016.

Shumë njerëz kanë menduar se përse Marilyn e ka kapërcyer pengesën e kohës, pse supozohet se është ikona e seksit të një kohe, apo pse ajo është pafundësisht e njohur se aktoret e tjera të asaj epoke të artë ’të Hollivudit. Sara Montiel, një mike e saj ishte shumë e qartë në atë që kishte thënë: “Ajo kishte një personalitet të fortë”.

Marilyn Monroe u gjend e pajetë në shtratin e saj më 4 gusht 1962. Ndër dekada, vdekja e saj është shoqëruar me hije dyshime dhe mendime nga më të ndryshmet.

Një ditë pas ndarjes nga jeta, mjeku ligjor i zonës deklaroi asokohe se Marilyn kishte vdekur si pasojë e një mbidoze me antidepresantë, shkrua kultplus.

Në vitin 1975, një revistë amerikane ngriti pikëpyetje mbi ngjarjen e bujshme duke shtruar tezën se vdekja e saj, s’kishte qenë vetëvrasje. Ende sot nuk dihet nëse Marilyn u vetëvra, apo e vranë.
Shtuar më 04/08/2020, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori