Shqipëria shënoi rënie me 20 vende në lirinë e shtypit, Rama e kalon “topin” te shpifjet

Në Ditën Botërore të Shtypit kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj medias në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë që u pengohet liria.

Sipas tij, problemi i vetëm i mediave janë shpifjet dhe gënjeshtrat në drejtim të personave të caktuar.

Postimi i Plotë:

“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!”

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!/albeu.com/