U qëllua 5 herë, në gjendje të rëndë dezertori i Koresë së Veriut
Pëlqej
Ushtari i Koresë së Veriut i cili dezertoi dhe u arratis nga zona e demilitarizuar e ruajtur nën masa të rrepta sigurie u qëllua të paktën pesë herë dhe është në gjendje kritike, thotë Koreja e Jugut.

Ushtari kaloi të hënën në anën e Koresë së Jugut përmes Zonës së Përbashkët të Sigurisë (JSA) në fshatin Panmunjom.

Ushtari kaloi nga postblloku i Koresë së Veriut drejt Shtëpisë Tonë të Lirisë” tha Koreja e Jugut në deklararatë.

Gjatë arratisjes në këmbë ai u qëllua nga trupat e Koresë së Veriut, të cilat shtinë mbi 40 herë duke e shtrirë për tokë. Ai u gjet nën një grumbull gjethesh.

Rreth 1.000 njerëz nga Veriu ikin në jug çdo vit, por shumë pak persona guxojnë të kalojnë përmes Zonës së Demilitarizuar (DMZ), e cila është një nga shiritat tokësorë më të mbrojtur në botë. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2017, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori