U plagos gjatë sulmit në Las Vegas, i riu ngrihet për të takuar Trump dhe Melanian (VIDEO)
Pëlqej
Një djalë u qëllua në këmbë gjatë sulmit në Las Vegas por kjo gjë nuk e pengoi atë të çohej nga shtrati dhe të përshëndesë Presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump.

Thomas Gunderson po merrte pjesë në Festivalin e Harvestit të Route 91 në natën e së dielës, kur u plagos rëndë kur Stephen Paddock, 64 vjeç, qëlloi me plumba më shumë se 20 mijë persona.

Presidenti dhe zonja e parë, Meladia Trump, së bashku me sherifin, Joseph Lombardo kanë vizituar një spital lokal, ata kishin planifikuar të vizitonin edhe viktimat me familjarët e tyre.

“Është trishtuese. Ne do t’i respektojmë dhe vizitojmë policinë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Trump para gazetarëve. /albeu.com/


Shtuar më 05/10/2017, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori