U nda nga bashkëshortja, Trump Junior në lidhje të re brenda pak muajsh
Disa muaj më parë, Donald Trump Junior u divorcua nga bashkëshortja e tij dhe mesa duket iu deshën vetëm pak kohë për të nisur një tjetër histoi. Romanca e re e djalit të Donald Trump me prezantuesen e ‘Fox Neës’, Kimberly Guilfoyle ka bërë që ish-bashkëshortja e tij të reagojë.

“Njerëzit duan të sulmojnë një grua vetëm se ka filluar të takohet me Don. Jemi ndarë për më shumë se 9 muaj dhe respektojmë vendimet e privatësinë e njëri-tjetrit.

Ne do përqendrohemi në rritjen e fëmijëve tanë. Do ishte mirë nëse shtypi do bënte të njëjtën gjë, në vend që të ndërhyjnë në jetën e tyre”, shkruajti ish-bashkëshortja e tij, Vanessa në Twitter.

Disa burime të brendshme thonë se Donald Trump Jr. dhe Kimberly nisën romancën e tyre në fund të marsit dhe janë të çmendur pas njëri tjetrit. Kujtojmë se 40-vjeçari dhe Vanessa kanë qenë të martuar për 12 vjet.
Shtuar më 16/06/2018, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori