U miratuan një varg masash për reformimin e OKB-së
Albeu.com
Në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, liderët botëror miratuan një varg masash që kanë për qëllim reformimin e kësaj organizate botërore, që më mirë tu përgjigjet sfidave globale.Në dokumentin final përfshihet edhe një marrëveshje që parasheh përgjegjësi ndërkombëtare për intervenim, për ti mbrojtur civilët nga gjenocidi dhe pastrimi etnik.

Në dokument poashtu kërkohet krijimi i një komisioni që do ti ndihmoj vendet për të lëvizur nga lufta në paqe, pastaj ndërtimi i këshillit më efektiv për të drejtat e njeriut dhe arritja e qëllimeve zhvillimore të OKB-së për vendet e varfëra. Megjithatë, dështuan negociatat për arritjen e pajtueshmërisë për një qasje të përbashkët për parandalimin e përhapjes së armatimit bërthamor dhe për një strategji gjithëpërfshirëse për luftimin e terrorizmit. RFE
Shtuar më 18/09/2005, ora 22:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori