U mbyll votimi historik, nesër në mëngjes Skocia zgjohet e pavarur ose nën Britaninë e Madhe
Pëlqej
Qytetaret e Skocise kanë votuar nëse Skocia do të jetë e pavarur apo nën Britaninë e Madhe.

Qendrat e votimit janë mbyllur në mënyrë përfundimtare në orën 22.00.

Pyetja në fletën e votimit ka qenë: A jeni për një Skoci të pavarur?

Të drejtën e votës e kanë patur gati 4 milionë e 300 mijë qytetare të Skocisë, të cilët kanë votuar në 5 mijë e 579 qendra votimi.

Rezultatet pritet të paraqiten nesër, ku dhe do të merret vesh nëse Skocia do mbetet nën Britaninë apo do ta shpallë pavarësinë e saj. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2014, ora 00:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori