U martua para 1 muaji, polici humb jetë në krye të detyrës
Një polic gjeti vdekjen në kryedetyrës, ndërsa ishte duke ndjekur disa hajdutë që po largoheshin me furgon.

Ndërsa po tentonte të ndalte mjetin me të cilin po udhëtonin grabitësit, polici u tërhoq zvarrë prej furgonit dhe më pas u godit nga një makinë policie, e cila ishte njoftuar gjithashtu për ngjarjen dhe ishte vënë në ndjekje.

Quhet Andrew Harper, 28 vjeç, polici që vdiq tragjikisht në kryedetyrës në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Vjedhja kishte ndodhur në Sulhamstead.

Më e rëndë akoma është se ai ishte martuar me të fejuarin e tij Lissie Beckett, 28 vjece, vetëm katër javë më parë.

Kolegu i tij që u ndodh në vendngjarje thërriste “‘rri me mua, rri me mua, vazhdo të marrësh frymë’,” tha një dëshmitar për “The Times”, raportojne mediat britanike.

Një djalë 13 vjeç është në mesin e 10 personave që janë arrestuar pas vrasjes.
Shtuar më 17/08/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori