U lidh me burrin e martuar, 25 vjeçarja i jep fund jetës
Një organizatore e dasmave dhe ngjarjeve festive ka marrë vendimin fatal dhe i ka marrë jetën vetes, pasi ishte lidhur me një burrë të martuar.

Emily Henthorn, 25 vjeç, nga Leigh, Greater Manchester, kishte mbajtur shpresat se do të jetonte në një shtëpi me të dashurin e saj, Andreë Hardman. Emily ia kishte planifikuar dasmën Andreë Hardman aty ku edhe u njohën dhe filluan lidhjen e tyre.

Sidoqoftë, Hardman vendosi ta shpëtojë martesën e tij duke i dhënë fund lidhjes së tij pesë mujore me Henthorn.

“Nëse nuk mund të jetoj me ty, atëherë nuk mund të jetoj pa ty”, i kishte thënë Emily të dashurit të saj Hardman. Vetëm disa ditë më vonë, babai i saj e gjeti Emilyn të vdekur në shtrat. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2019, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori