U kritikua për indiferencë ndaj viktimave, fotografi mbron gruan myslimane: Ishte në shok!

Një këmbësore e cila mbante një shami ngjyrë kafe dhe një pallto gri është fotografuar duke mbajtur një dorë në kokën e saj, dhe me tjetrën mbante celularin teksa kalonte pranë një viktime e cila po trajtohej në trotuar ëshët kritikuar nga disa persona për inferioritet “po ecte duke injoruar gruan e lënduar.”

Por fotografi Jamie Lorriman, 28, i cili kishte kapur pamjet, ka mbrojtur atë duke thënë se ajo nuk ishte duke e injoruar gruan e plagosur.

Fotografi e ka mbrojtur duke thënë se ajo ishte e “tronditur” dhe në “ankth”.

“Isha nën urë duke bërë fotografi, kur pash dikë që ishte shpëtuar nga lumi. Tani e di se ishte një trup i një gruaje, e cila ose ishte hedhur ose kishte rënë në lumë. Isha në urë për disa minuta dhe e pash një grua të shtrirë për tokë, pasi ishte goditur”, ka thënë fotografi i pavarur nga Barnsley, South Yorkshire.

Lorriman, i cili tanimë jeton në Londër, ka shtuar: “Pashë disa njerëz që po ecnin dhe një grua me telefon në dorë nëpër urë, aty ku shumica e viktimave ishin të shtrirë”.

“Kjo është arsyeja pse ajo në mënyrë të qartë duket e tmerruar dhe është e qartë se ajo është në shok”.

“I kam bërë disa fotografi kësaj gruaje, nga të cilat mund të shihni se ajo duket në gjendje të rëndë”. /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2017, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori