U kalbsh në ferr! Nëna dhe motra trondisin me deklaratat pas vdekjes së të riut (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shokuese deklaratat e nenes dhe motres se ciklistit britanik qe u vra gabimisht nga nje gjahtar teksa ishte ne Alpet franceze.

Mark Sutton, vdiq pasi nje gjahtar e mori ne shenjester gabimisht. Pas ketij lajmi vijne deklarata shokuese te nenes dhe motres se tij, qe shprehen jo vetem te lehtesuara me vdekjen e tij, por urojne me gjithe shpirt qe ai te kalbet ne ferr.

Motra e çiklistit, Katie Toghill ka thene se tani mund te merrte fryme e lehtesuar, pasi ajo e quante ate nje perbindesh qe e kishte përdhunuar që kur ishte fëmijë.

“Më vjen mirë që ka vdekur. Ai ishte një përdhunues. Kur dëgjova se ishte vrarë ndjeva lehtësim, hoqa një barrë të madhe nga shpina. U lehtësova vetëm sepse ai nuk mund të dëmtojë më asnjë njeri”- tha ajo.

Ndersa nena e tij, Katrina shkon edhe me tej me deklaraten e saj te forte qe ka bere ne Facebook:

“Unë shpresoj që të kalbesh në ferr Marc Thomas Sutton. Pikëllimi im i vetëm është që vdiqe menjëherë. Për çdo person që e lexon këtë dua të them se une jam nëna që e lindi atë. Ky njeri ishte përbindësh. Plumbi kishte për qëllim një kafshë. Dhe gjuetari mori shenjë të mirë. Karma.”
Shtuar më 17/10/2018, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori