U infektua me bakterin E.Coli, ndërron jetë djali 10-vjeçar
Një djalë 10 vjeç nga Franca që u helmua në vitin 2011">2011 nga mishi i kontaminuar i supermarketeve ka ndërruar jetë. Prej vitesh, ai ishte nën kujdes intensiv.

Nolan Moittie, bashkë me 14 fëmijë të tjerë u sëmurën pasi hëngrën hamburgerë me mish vici të infektuar me bakteret E. coli.

Mishi i ngrirë erdhi nga një firmë e quajtur SEB, me qendër në Saint-Dizier, në Francën veriore, dhe u shit nga Lidl. Në vitin 2017, ish-shefi i SEB-së Guy Lamorlette u burgos për dy vjet për shkak të helmimit nga ushqimi.

Nolan u paralizua dhe bëri disa operacione. Ai humbi jetën të shtunën (14 shtator).

Ai ishte më i prekuri nga bakteri E. coli që i shkaktoi dëmtime të mëdha në tru.

Fëmijët e dërguar në spitalet në Lille dhe Douai në 2011">2011 kishin simptoma të infeksionit të zorrëve dhe veshkave.
Shtuar më 16/09/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori