U hodhën granatat e para të hakmarrjes, reagon lideri suprem i Iranit
Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit ndaj dy bazave amerikane. Ai tha në një deklaratë se “ky rajon nuk e lejon praninë e SHBA-së” dhe se Irani i dha SHBA-së “një shuplakë në fytyrë natën e kaluar”.

Ai thotë se “martirizimi i komandantit të vrarë Qasem Soleimani tregon gjallërinë e revolucionit tonë para botës”.

“Mbrëmë, ne u kemi dhënë një shuplakë në fytyrë,” thotë ai, duke folur për sulmet ndaj bazave amerikane.

Khamenei gjithashtu tha se Amerika u përpoq ta përshkruaj Soleimanin si një “terrorist” i cili ishte “i padrejtë”.

Turma iu përgjigj deklaratave të tij me thirrje “Vdekje për Amerikën”.

Ai shton: “Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm.

Ajo që ka rëndësi është se prania e Amerikës, që është një burim korrupsioni në këtë rajon, duhet të marrë fund “, tha ai më tej.

Në një video të lansuar nga agjencia e lajmeve FARS e Iranit, lideri suprem i adresohet një turme të madhe duke thënë se SHBA mund ta lëndojë Iranin-por ata do ta lëndojnë vetveten disa herë më shumë.

“Kam thënë edhe në një fjalim tjetër (gjatë presidencës së Presidentit Obama) që ka përfunduar koha që do të goditemi dhe të ikim. Nëse na goditni, do të ju goditim”, ka thënë Ayatollah Seyyed Ali Khamenei.


Shtuar më 08/01/2020, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori